“Luftëtari” me sindromën Down/ Bilbili, 11 vjeçari që do të tejkalojë kufizimet e të bëhet mjek

Bilbili është vetëm 11 vjeç por është i vendosur për ti tejkaluar të gjitha sfidat e jetës për faktin e vetëm se është me Sindromën Down!

Me sy shpërndan dritë e më buzëqeshje jep shpresë.

Ëndrra e madhe është të bëhet mjek dhe me dëshirën e madhe të kurojë fëmijët.

Përpjekjet për të tejkaluar kufizimet i ka nisur që kur ishte 3 vjeç, kur gjyshja e mori për të jetuar në Tiranë nga Kukësi ku familja jetonte në kushte të vështira.

Këtë vit, Bilbili është në klasë të katërt në dhe vazhdon terapitë që e ndihmojnë të përmirësojë aftësitë e tij.

21 Marsi është Dita Botërore e fëmijëve me sindromën Down.

Sindroma Down, e njohur gjithashtu si trisomi në kromozomin 21.