“Ne Greqi mblidhja ullinj dhe punoja në mure guri”/ Gjetan Keta rrëfen për herë të parë punët më të vështira në emigrim
Para se të bëhej një sportist i suksesshëm dhe biznesmen, Gjetan Keta ka kaluar një rrugëtim të vështirë si emigrant në Greqi.
Gjatë intervistës në "Glamour Zone", ai tregoi për punët e rënda që ka bërë në fillimet e tij, duke mbledhur ullinj, duke punuar në ndërtim dhe duke thyer gurë.
Një pjesë nga intervista:
Ester Bylyku: Përpara se të bëheshe ky sportisti afirmuar dhe tashmë me bizneset e tua, cilat kanë qenë ato punët e para shumë të vështira që ke bërë në emigrim
Gjetan Keta: Duke mbledhur ullinj, duke punuar mollë guri. Shqiptarët në Greqi këto punë bëjnë, ndërtim e gjëra. Punoja gjithë ditën në ndërtim dhe mbasdite shkoja në sport, kur u njoha në Greqi me ato të sportit. Punoja gjithë ditën, në orën 4 lija punën. Ishte dhe shumë ftohtë në dimër dhe në verë I nxeht I madh. Ikja 1 orë me autobus bëja stërvitje, 1 orë prap për tu kthyer dhe ikja në punë prap të nesërmen. Thonte greku është I forte ky se rri gjithë ditën duke thyer gurë.

