“Isha 14-vjeç kur më s*lmoi policia greke, po pija ujë dhe…”, sportisti Gjetan Keta rrëfen historinë e tmerrshme
I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora news”, ishte sportisti Gjetan Keta, I cili u shpreh se sakrifica më e madhe që ka bërë për sportin ishte momenti kur, në moshën 16-vjeçare, u detyrua të largohej për në Greqi nëpërmjet malit. Ai rrëfeu se ky udhëtim ishte i mbushur me sfida dhe vështirësi, duke përfshirë edhe një incident kur, pasi kaluan malin, u detyruan të fshiheshin për një ditë të tërë në fushë.
Një pjesë nga intervista:
Ester Bylyku: Sakrifica më e madhe që ke bërë për sportin, ajo kulmi maja e ajzbergut të të gjitha sakrificave të tua?
Gjetan Keta: Sakrifica më e madhe për mua ka qenë kur në moshën 16-vjeccare kam ikur për në Greqi n ga mali. Kam vuajtur.
Ester Bylyku: Kam dëgjuar shumë histori të ndryshme që kanë ndodhur në male. Ti ke pasur ndonjë histori?
Gjetan Keta: Po
Ester Bylyku: Ccfarë të ka ndodhur?
Gjetan Keta: Na kanë mbajtur 5 ditë brenda. Më kujtohet kur kaluam malin dhe na kapi dita në fushë. Duhet të rrinim të fshehur gjithë ditën që të kalonim. Na pihej shumë ujë dhe thamë okej do ikim të pimë ujë. Aty na priste policia. E pamë policinë. Na sulmuan burra nga 2 metra, na gjuajtën.
