“Policia greke më kapi mat, bëra 1 javë burg”/ Sportisti Gjetan Keta zbulon historinë e rrezikshme në emigrim
Gjetan Keta ka përjetuar shumë sfida gjatë emigrimit të tij në Greqi, dhe një ndër momentet më të rrezikshme e ndau gjatë intervistës në "Glamour Zone".
Ai tregoi se, pasi kishte vetëm një muaj atje, po qëndronte me disa shokë në një hotel me qira për shqiptarët kur papritur policia mbërriti dhe bllokoi dyert.
Një pjesë nga intervista:
Ester Bylyku: Historia më e rrezikshme që të ka ndodhur në emigrim?
Gjetan Keta: Kisha një muaj që isha në Greqi dhe po rrinim me disa shokë në hotel me qira, si hotel për shqiptarët. Vjen policia na bllokon dyert dhe ne u munduam që të iknim. Kur dal në ballkon thashë ku do hidhem këtu. Aty jam ndaluar dhe na ka mbajtur një javë në burg.
Ester Bylyku: Thashë se mos bëre ndonjë ccmenduri
Gjetan Keta: Jo, aty ndalova se kishte të bënte me jetën.
