Aldo ndaj Olës: Trego 'ato' se e ke zakon

Dita e sotme ka qenë goxha e tensionuar brenda shtëpisë së “BBVA4”.

Pas përplasjeve mes Gjestit, Olës dhe Rizartës, banorët që kanë debatuar janë Rozana dhe Aldo.

Tema e debatit mes dyshes në fjalë mësohet të ketë qenë Jozi.

Regjisori e pyeti këngëtaren se pse ndryshoi mendim rreth Jozit.

Rozana iu shpreh Aldos se e gjitha ndodhi pasi Jozi i kërkoi një sqarim sa i përket përplasjeve apo ofendimeve që banori bëri ndaj saj.

Në një moment ajo shikohet e bezdisur nga “hetimi” i kryer nga Aldo dhe i kërkon atij ta lërë të qetë që të shijojë këtë ditë të bukur me diell.

Mirëpo ky i fundit e acaroi akoma më shumë me një koment të pahijshëm: “Trego prapanicën se e ke zakon” i tha Aldo banores.

Pjesë nga debati:

Aldo: Të pyes ty për ty.

Rozana: Pyet Jozin.

Aldo: Për qëndrimin tënd? Muhabetet që bëni nuk më interesojnë fare.

Rozana: Ti je skuth gjatë gjithë kohës.

Aldo: Ti je me raste.

Rozana: Kurse Jozi në ndryshim nga ty, erdhi e më tha Rozi hajde pimë kafe këtu.

Aldo: Në ndryshim me mua?

Rozana: Po ta them dhe një gjë tjetër. Jozi përtej llafeve që ka thënë, ka dhe humor, ti s’ke humor e asgjë.

Aldo: Pse acarohesh? Nuk të jap humor ty.

Rozana: Po nuk ke humor se duhet t’a kesh të lindur.

Aldo: Unë mbaj qëndrim.

Rozana: E di si është puna, kam ardhur të bëj banjë dielli, nuk kam ardhur të merrem me ty.

Aldo: Ça po thua?

Rozana: Nuk dua fare të të kthej përgjigje.

Aldo: Po bëj monolog.

Rozana: Fol me shpinën time.

Aldo: Trego prapanicën se e ke zakon.

Rozana: Po aty të shkojnë sytë ty, unë kam dhe shpinë këtu. Pse të shkojnë sytë te celuliti? Pse të shkojnë sytë te vajzat që janë si rrugaçe?

Aldo: Si rrugaçe?

Rozana: Ti je i fëlliqur, je përndjekjes i vajzave.