FOTO/ Sara Gjordeni bën ndryshimin e papritur në pamje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 19:44
Ish-banorja e “BBVA3” e njohur ndryshe dhe si një nga influenceret shqiptare Sara Gjordeni, ka befasuar ndjekësit e saj me një ndryshim të papritur në look.
Prej një periudhe të gjatë kohore ne Sarën e kemi parë me flokë brune. Mirëpo në postimin e bërë së fundmi ajo është shfaqur bjonde.
Teksa publikoi foto krah partnerit, këngëtarit Bardhi Idrizi, dyshja shfaqet përpara pasqyrës matchy-matchy.
Kujtojmë se përpara se të dilte nga “BBVA3” edhe Bardhi ka qenë brun derisa bëri një ndryshim në look, njëjtë si partnerja e tij së fundmi.
View this post on Instagram
