VIDEO/ “Ti u fute te krevatet e djemve”- Rizarta i kthehet ashpër Olës: Ti bëre situata më skandaloze
ebate të shumta kanë nisur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Ola është përfshirë në debate me Gjestin, Loredanën dhe më pas Rizartën.
Sherri mes Olës dhe Rizartës nisi pasi kjo e fundit ndërhyri në momentin që banorja po diskutonte me Loredanën.
“Ti je futur në situata akoma më skandaloze se krevati”, i kundërpërgjigjet menjëherë Rizarta, duke i rikujtuar se ajo hyri mes Loredanës dhe Jozit.
Pjesë nga debati:
Rizarta: Po ti ça bëre?
Ola: Ti boll, se iu fute në krevat atij dhe tani po merresh me atë, se nuk po bën ndonjë gjë tjetër. Edhe ti me çuna je marrë.
Rizarta: Me çuna jam marrë dhe unë, por jo në të njëjtën mënyrë se ti.
Ola: Më keq
Rizarta: Ku qëndron më keq?
Ola: Mua më kanë ardhur ky që ke ti në krah. Me atë djalin tjetër kam patur kimi.
Rizarta: Unë nuk kam njeri në krah.
Ola: Ti iu fute Gjestit në krevat, Aldo t’u fut në krevat ty. Unë nuk ju futa kujt në krevat.
Rizarta: Ai më zgjodhi që t’i futesha në krevat, ça të duhet ty se si e bëj lojë unë. Ti je futur në situata akoma më skandaloze se krevati.
Ola: Largohu
Rizarta: Larg jam, vetëm afër teje nuk dua të rri në këtë shtëpi, vetëm afër një vajze si ti nuk dua të rri në këtë shtëpi.
Ola: Unë nuk i jam futur njeriu në krevat, unë jam e paprekshme.
Rizarta: Ishte një zgjedhje e bërë jo nga unë dhe e pranova si detyrë dhe njeriun tjetër nuk e kam në krah.
Ola: Më lër të qetë të lutëm, më lër të shijoj këtë diell.
View this post on Instagram

