131 MILIONË LEKË/ KQZ shpërndan fondet për partitë, të vegjlit mbledhin thërrimet që lënë PS e PD
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 13:14
Rreth 131 milionë lekë të reja është fondi i shpërndarë këtë të premte nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në tabelën e shpërndarje së këtij fondi, Partia Socialiste përfiton 65 milionë lekë si forca më e madhe politike, ndërsa rivalja e saj, PD-ja përfiton rreth 44 milionë lekë të reja.
Pjesa e e mbetur e këtij fondi shpërndahet për partitë e tjera të vogla.
Më poshtë tabela e përllogaritjes së fondit për secilën prej partive parlamentare:


