Kalaja kallëzon Bushkën! Avokatja: Dorëzova dosjen e ndërhyrjes në drejtësi nga deputetja

Bisedat për ndërhyrjen në drejtësi kanë përfunduar në SPAK. Avokatja Adriana Kalaja kërkon nga Prokuroria e Posaçme të hetojë Klotilda Bushkën dhe Naureda Llagamin, madje edhe verifikimin pasuror të tyre

Avokatja Adriana Kalaja ka kërkuar nga SPAK të hetojë mbi ndërhyrjen në drejtësi.

Pas dorëzimit për mediet tha se nisur nga bisedat e publikuara në “Webin Ora News”, Prokuroria e Posaçme duhet të verifikojë rolin e deputetes Klotilda Bushka.

Madje ajo sugjeroi edhe hetim pasuror për to.

Kalaja shtoi se ka dorëzuar dokumente të plota në Prokurorinë e Posaçme ku materialet i cilësoi edhe sekrete hetimore.