Urdhrat e Veliajt nga qelia, ironia: “E harruam Big Brother tani. Do merremi me këta të Bashkisë”

Ditën e djeshme publiku u njoh me përmasat e konfliktit të brendshëm që ka nisur brenda kampit mazhoritar me arrestimin e Erion Veliajt.

Edhe pse në qeli, Veliaj nuk hezitoi të ndërmerrte hapa ligjorë në parim duke shkarkuar propozimin e Ramës si nënkryetare bashkie dhe duke vendosur njeriun e tij.

E gjithë zallamahia që u mbyll me një reagim të Veliajt i cili rezulton se edhe nga burgu ai kishte akses tek Vula dhe Protokolli i Bashkisë, por tha se nuk kishte informacion që vartësit e tij s’kishin dhënë konsensus!

Dhe për shkak të “presionit” gjoja nga vartësit tërhoqi vendimin…

Nisur nga kjo situatë tragjiko-komeki ironia vjen nfa faqja satirike në rrjetet sociale “Lolita”.

“E harruam Big Brother tani. Do merremi me këta të Bashkisë”, ironizon “Lolita”.