Kreu i KQZ-së, Celibashi urdhëron Lulzim Bashën që të heqë simbolet e Partisë Demokratike nga zyrat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 13:09
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar ish-kryedemokratin, Lulzim Basha që të heqë simbolet e Partisë Demokratike në ambientet private që po përdor.
Gjatë seancës së sotme, ku u shqyrtua ankimimi i Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën, Celibashi deklaroi se për zbatimin e vendimit do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit.
Gjithashtu deklaroi se do të caktohet edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi
“Dakord me kërkesën e bërë nga subjekti zgjedhor PD për tu hequr këto simbole nga ambientet private dhe për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Do të caktojmë edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi”, u shpreh Celibashi.
