VIDEO/ Rama prezaton kandidatët, banorët e Durrësit protestë për rrugën
Në ditën që Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të PS prezantoi kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11 majit, disa banorë të Durrësit kanë kërkuar rregullimin e rrugës pranë shkollës ‘’Hamza Muça’’.
‘’Komplet këtu nuk kalohet fare me makina. Nxënësit e shkollës kanë problem kur bien poshtë këtu.
Ne si lagje kërkojmë që të hapet rruga edhe është një hapje aty te shkolla, që drejtori i shkollës nuk e hap derën aty te shkolla që të futen nxënësit këtu afër që të mos kalojnë rrugën kryesore.
Rruga kryesore nuk ka ass vija të bardha dhe mbikalimi nuk funksionon fare të shkolla.
Shteti nuk na ka në konsideratë fare.
Kërkojmë nga institucionet që të vihet dorë tek rruga dhe tek mbikalimi i shkollës edhe tek hyrja e shkollës.
3-4 aksidente kanë ndodhur’’, u shpreh një banor i zonës.
