A jemi gati për sezonin e ri, Vathi: Tashmë nuk kemi turizëm me sezone, por kemi vit turistik në Shqipëri
Teksa gjendemi më prag të sezonit të ri turistik pyetja që shtrohet, a jemi gati për sfida të reja dhe a do shënojë Shqipëria rekorde të reja në turizëm?
Lidhur me këtë çështje eksperti i turizmit Besnik Vathi, në një intervistë për “Ora News” vlerësoi përfaqësimin e Shqipërisë në Panairin e Berlinit.
“Ne kemi fituar një vend nderi në atë panair, ishte një mundësi që u kërkua nga qeveria shqiptare për t’u prezantuar dhe promovuar turizmin shqiptar.
Ne nuk duhet të mbetemi me 2-3 panaire të tilla, por duhet të angazhohemi edhe në vende të tjera ku të ardhurat në turizëm janë shumë më të mëdha, siç është rasti i Londrës të cilët janë në numrin më të madh të turizmit në botë.
Ne si operatorë jemi munduar që fjalën sezon turistik të mos e përdorim më, por duhet të quhej vit turistik, pasi nuk kemi vetëm turizmin e plazheve.
Unë shpresoj që edhe sezoni turistik i turizmit të plazheve të jetë i mbarë edhe këtë vit. Ka një numër të shtuar të fluturimeve.
Madje shpresojmë që edhe aeroporti i Vlorës të hapet dhe t;i japë një hov më të madh turizimit në Jug të vendit dhe të mos krijohen turizme me diferenca të mëdha siç janë deri tani.
Ndaj besoj që edhe ky vit do të jetë një vit i mbarë për turizmin shqiptar sa i përket të ardhurave, dhe nuk nënkuptoj ata vizitorë që vijnë por nuk shpenzojnë por që ne i llogarisim si turistë”, u shpreh ndër të tjera Besnik Vathi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E TURIZMIT BESNIK VATHI


