Tola: Ky vit i ngadaltë sa i takon ekonomisë, vetëm ndërtimi po njeh rritje dhe kontribute
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2025, 15:08
Igli Tola, ekspert ekonomie përmes një interviste në Ora News tha se fillimi i këtij viti ka qenë më i ngadaltë sa i përket sektorëve të ekonomisë, përpos ndërtimit që po jep kontribute në ekonomi.
Tola: Fillimi i këtij viti ka qenë më i ngadaltë sa i përket sektorëve të ekonomisë, përpos ndërtimit që po jep kontribute në ekonomia. Sektorët e tjerë vazhdojnë që të jenë dobët në raport me vitet e shkuara. Situata ekonomike e lidhur me konsumin dhe prodhimin ka çeduar. Një efekt i zgjatur i inflacionit për një kohë të gjatë kohore, po vijon të japë pasoja.