Lautaro humb ndeshjen me Uruguajin, ‘ruhet’ për duelin e madh kundër Brazilit
Pas Thuram, i cili u rikthye nga grumbullimi me Francën për shkak të një dhimbjeje të vazhdueshme në kyçin e këmbës, edhe “binjaku” i tij i sulmit, Lautaro Martinez, ka mbërritur në grumbullimin e kombëtares së tij me disa probleme.
Sipas asaj që raporton gazeta argjentinase ‘Olé’, "El Toro" nuk është stërvitur pasi po përballet me një mbingarkesë muskulore në fleksor, e njëjta problematikë që e detyroi në fundin e ndeshjes Atalanta-Inter të përdorte kompresa akulli.
Trajneri i ‘Albicelestes’, Lionel Scaloni, duket i prirur ta kursejë atë për sfidën ndaj Uruguait – ku mungesa e sigurt është Lionel Messi – me synimin që ta ketë të gatshëm për ndeshjen kundër Brazilit, e cila do të zhvillohet në natën mes së martës dhe së mërkurës.
Problemi i Lautaros nuk duket serioz, por kërkon kujdes të madh dhe do të vlerësohet ditë pas dite për të shmangur përkeqësimin e situatës, e cila për momentin është e menaxhueshme.
Për sa u përket angazhimeve me Interin, në këtë fazë, mbingarkesa muskulore e kapitenit zikaltër nuk duket se do ta vërë në dyshim praninë e tij në ndeshjen kundër Udineses pas rikthimit të kampionatit.
