PËRÇAHET BOTA E TENISIT! Lojtarët hedhin në gjyq drejtuesit e federatës. Paditë në SHBA, Britani dhe BE

Tenistët kanë hedhur në gjyq federatën duke akuzuar për monopol, shkelje të të drejtave dhe kufizim në të ardhurat e krijuara prej imazhit. Mes palëve nuk kanë munguar as akuzat

Bota e tenisit është përfshirë në një debat të ashpër pas padisë së ngritur nga Asociacioni i lojtarëve profesionist në tenis dhe nga sindikata e bashkë-themeluar nga Novak Djokovic. Organizata ka paraqitur një padi pranë Gjykatës së Qarkut të Nju Jorkut duke akuzuar për "kontroll monopolistik" dhe "mungesë respekti ndaj mirëqenies së atletëve".

Në dokumentin 163 faqesh, argumentohet për një sistem të padrejtë që kufizon lirinë e tyre profesionale dhe të ardhurat. Padi të ngjashme janë depozituar edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian për të kundërshtuar "pushtetin e pakufizuar të organeve drejtuese të tenisit".

Tenistët kërkojnë Reformim të sistemit të rankingut, i cilësuar si "drakonian" dhe që detyron tenistët të ndjekin kalendarin e turneve pa fleksibilitet. Ndryshime në calendar që aktualisht e quajn të paqëndrueshëm dhe që i detyron të luajn në kushte ekstreme si temperature të larta ose në orë ekstremisht të vona.

E drejta e imazhit është një tjetër kërkesë ndërsa shtohet se duhet rishikim i veprimtarisë së organizatave drejtues që i akuzojnë dhe për shkelje të privatësisë së lojtarëve

ATP ka reaguar ashpër ndaj padisë, duke e cilësuar si "të pabazë dhe të motivuar nga përçarja". Në një deklaratë zyrtare, ajo mbrojti sistemin aktual dhe përmendi përmirësimet e bëra në vitet e fundit si rritje të fitimeve për tenistët me 70 milionë dollar në pesë vitet e fundit, garanci për të ardhurat e tyre dhe transparencë financiare.