VIDEO/ BROJA ZBRET NË FUSHË! Stërvitja në Tiranë, Silvinjo nxit ekipin për shpejtësi e teknikë
Armando Broja shfaqet i rikuperuar në stërvitjen e kombëtares së futbollit. Silvinjo zhvilloi këtë të mërkurë stërvitjen e fundit me lojtarët në Tiranë për tu nisur drejt Britanisë
Pak orë para nisjes drejt Britanisë, ku do të luajnë ndeshjen e parë për botërorin, Silvinjo ka zhvilluar stërvitjen e fundit me futbollistët e grumbulluar
Në fushë nuk mungoi as Armando Broja që duket se tashmë është rikuperuar ndërsa iu bashkua grupit.
Këto janë pamjet e para të tij pas dëmtimit në mes të janarit ku luan si i huazuar te Everton në Britani.
Madje bomberi duket në formë duke realizuar testet e kërkuara
Pamjet flasin për atmosferë në kampin kuq e zi edhe pse i pret një përballje e fortë
Në test nuk u vunë vetëm sulmuesit, mbrojtësit dhe mesfusha, por edhe portierët
Silvinjo së bashku me teknikët ndoqën me vëmendje çdo hap të lojtarëve ndërsa kërkonin përshpejtim në reagim
Duket se do të jenë sjelljet e ekipit deri të premten që do të jenë vendimtare për Silvinjon për emrat që do të hedhë në fushë ku nuk mungojnë as të grumbulluarit për herë të parë si etnik bruti dhe Julian shehu si përforcim në mesfushë.

