Champions, Kupa e Botës, “Topi i Artë”: Yamal “replikon” me Inteligjencën Artificile

Prej disa kohësh, disa mjete të inteligjencës artificiale, janë përpjekur të parashikojnë, me shkallë të ndryshme suksesi, të ardhmen e futbollit.

Sipas një simulimi të fundit të AI, sulmuesi 17-vjeçar i FC Barcelona, ​​Lamine Yamal, pritet ta fitojë “Topin e Artë” të vitit 2029, përpara se të marrë dy të tjera në 2035 dhe 2037... me Real Madridin, rivalët historikë të klubit katalanas.

Në rubrikat e të përditshmes AS , ndërkombëtari spanjol hodhi poshtë mundësinë që një ditë të përfaqësonte merengët, ndërsa shpjegoi se donte ta fitonte sa më shpejt këtë çmim individual.

“Në vitin 2029, shpresoj ta fitoj më parë, sepse kjo do të thotë se unë do të kisha fituar Champions League me Barçën dhe Kupën e Botës (në vitin 2026) me Spanjën, që janë dy ëndrrat e mia më të mëdha.

Sa i përket gjësë tjetër që thotë AI (që ai do të veshë fanellën e Real Madridit), nuk do të ndodhë. "Kjo është e rreme ," këmbënguli ai.

Yamal "shumë i etur" për të fituar tituj

Me 13 gola dhe 17 asistime në të gjitha garat këtë sezon, Yamal e di se çfarë duhet për të fituar çmimin më prestigjioz individual. 

“Gjëja e parë që Barça duhet të bëjë është të fitojë tituj dhe gjithçka tjetër do të pasojë. Është diçka që zakonisht vjen me tituj kolektivë, ndaj jam me nxitim ”, tha ai.

Këtë sezon, Barça është ende në garë për të arritur një tripletë historike. Të parët në renditjen e La Ligas dhe në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, Blaugranas do të përballen me Borussia Dortmundin në çerekfinalet e Champions League më 9 dhe 15 prill.