''Lëvizja Bashkë ka potenciale të jashtëzakonshme'', Arlind Qori: Ja pse nuk isha i pari në listën e Tiranës

Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Lëvizja Bashkë ka potenciale të jashtëzakonshme jo vetëm në Tiranë por edhe në qarqe të tjera.

Qori: Standartet politike në Shqipëri janë shumë të ulëta.

Politikanët zakonisht janë gënjeshtar.

Më vjen keq ta them që unë nuk kam asgjë të përbashkët me Edi Ramën, as në karakter as në qasje politike.

Unë nuk do isha i pari sepse kam dashur të jap shembullin që është drejtuesi politik, kryetari i një partie që është në shërbim të partisë dhe jo partia në shërbim të kryetarit.

Nga ana tjetër unë besoj se Lëvizja Bashkë ka potenciale të jazhtëzakonshme dhe jo vetëm në qarkun e Tiranës por në shumë qarqe të vendit.

Ne do bëjmë fushatë serioze në çdo pëllëmbë të territorit të Shqipërisë.

Për mua ky është thjesht një hap në jetën time tashmë relativisht të gjatë politike.

Unë vendimin e madh e kam marrë në 2011, kur thashë që nuk do jem thjesht më pedagog, por do përpiqem të jetoj në përputhje me ato ide që në një farë kuptimi iu jap edhe leksion.