Parku rekreativ në Berat, Rama: Hapësirë e dedikuar për fëmijët dhe gjithë komunitetin
Fëmijët e qytetit të Beratit kanë tashmë një hapësirë çlodhëse dhe rekreative për aktivitete sportive, të quajtur parku rekreativ “Dua të luaj”, pranë stadiumit të vjetër.
Kryeministri Edi Rama, i cili po viziton sot Beratin iu bashkua të rinjve gjatë një ndeshjeje basketbolli.
Rama e cilësoi parkun si një dhuratë e bukur për qytetarët por dhe turistët e shumtë.
“Parku rekreativ “Dua të luaj”, një hapësirë e dedikuar jo vetëm për fëmijët por për të gjithë komunitetin, me 300 pemë, kënd lojërash, pistë vrapi, palestra në natyrë, fushë basketbolli, volejbolli, fushë tenisi, ambiente të gjelbra dhe stola për të pushuar, e gjitha një dhuratë e bukur për qytetarët por dhe turistët e shumtë”, u shpreh Rama.
Parku rekreativ “Dua të luaj” ndikon pozitivisht në rritjen e mirëqenies së komunitetit dhe dhënien e mundësisë për zhvillimin motorik të brezave të rinj.
