VIDEO/ Policia jep detajet e para për ngjarjen në autostradën Tiranë-Durrës

Një sulm me armë zjarri automatik është regjistruar në mëngjesi  e kasaj të martë në autostrade ku objekt i sulmit ishte ndërtesa e një biznesi, ndërsa policia endë po punon mbi shkaqet e sulmit.

Nga fotot e siguruara nga “Ora News” shikohet se godina është sulmuar në pjesën e fasadës ku shikon dëmtimet e lëna nga gjurmët e plumbave.

Nga detajet e para që vijnë nga vendngjarja, burime jo zyrtare bëjnë me dije se është qëlluar me rreth 20 plumba automatiku fasada e biznesit.

Biznesi ndodhet në zonën e Kasharit, buzë autostradës Tiranë-Durrës. Ndërkaq, deri në këtë fazë të hetimit asnjë person i dyshuar, teksa policia e Tiranës zbardh detajet paraprake lidhur me ngjarjen,

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.