Parashikimet e kompanive të basteve, Gjermania favorite ndaj Italisë

Po afrohet ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kombeve.

Italia, e cila përfundoi e dyta në Grupin B pas Francës, do të përballet me Gjermaninë – dominuesen e Grupit C – në ‘San Siro’, përpara se të udhëtojë drejt Dortmundit për ndeshjen e kthimit, më 23 mars.

Kualifikimi për ekipin e Luciano Spallettit duket një mision i vështirë, pasi bastvënësit i shohin gjermanët si favoritë.

Sipas ‘Sisal’, fitorja e Gjermanisë është vlerësuar me koeficientin 1.50, ndërsa fitorja e të kaltërve kuotohet me 2.50.

Në parashikimet për fituesin e turneut, sipas ‘Planetwin365’, Italia është larg favoritëve dhe vlerësohet me koeficientin 7.50. Spanja është favoritja kryesore me kuotën 3.85, e ndjekur nga Franca me 4.50 dhe Portugalia me 4.75.

Triumfi i parë e Gjermanisë në këtë kompeticion vlerësohet me 5.00. Më pas vijnë ekipet e tjera: Holanda me 14.00, Kroacia me 15.00 dhe Danimarka me 17.00.