Nation League/ François Letexier do të drejtojë ndeshjen e parë Itali-Gjermani…

Pasi ka qenë arbitri i finales së Euros së fundit dhe është zgjedhur arbitri më i mirë në botë 2024, François Letexier do të jetë arbitri i ndeshjes së parë çerekfinale të Nations League, ku do të përballen mes tyre Italia me Gjermaninë këtë të enjte, më 20 mars në San Siro (20:45).

Skuadra e kualifikuar do të përballet me fituesin e çiftit Danimarkë dhe Portugali për të siguruar një vend në Final Four.

Kjo është ndeshja e tij e tretë në Nations League këtë sezon pas arbitrimit të ndeshjeve Kroaci-Poloni (8 shtator 2024) dhe Bosnje-Gjermani (11 tetor 2024) në fazën e grupeve. François Letexier është nominuar vetëm 5 herë për këtë konkurs që nga edicioni i parë i tij në 2018.