VIDEO/ "Ku i ke shokët?" - Rama e Basha "ciu-ciu" në rrjete: PS-ja, shtëpi e madhe ku një bie mijëra ngrihen

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot deklaratat e kreut të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha për listat e kandidatëve për deputetë.

Videopremierë “Zgjimi i Lulit” e emërton Rama videomesazhin ku i përgjigjet me ironi Bashës për kandidimin e tij në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa në video shfaqet edhe një buf duke fjetur.

Kreu i PS shprehet se u fut në listë të mbyllur sapo mori vesh që do kandidonte Basha në Tiranë.

Ndërsa Basha shprehet se për këto zgjedhje është në listë të hapur në Tiranë me koalicionin “Euroatlantik”, Rama e pyet se sa deputetë pretendon të nxjerrë në Tiranë.

“Ej po prapë përgjumësh ti mor burrë. Po si mo pyeta unë për ty kur ti vetë më çove video, vetë ma çove: ‘O Ramë ku je?’. I madh je. Ti në listë të hapur. I fortë je, bravo, por ishalla do ta besoj njeri këtë, atë hall kam unë se për mua ok. Sa deputetë do nxjerrësh në Tiranë? Apo të gjithë ma thuaj pak këtë se mezi po pres”, iu përgjigj Rama.

Ndërsa pyetjes së Bashës se përse Rama vetë nuk kandidoi në listë të hapur, kryeministri iu përgjigj me ironi duke thënë: “E thashë se do jem në listë të hapur se më rrejti mendja se ti nuk kishe për t’u zgjuar këtë vit. Por kur pashë se dole ti në fushë, thashë mos, ik me vrap, shko futu mbyllu aty në listë se erdhi ‘Lul suferina’. Ik Ed Rama se po të merr para siç të ka marrë sa herë i ke dalë në atë rrugën e vetë të fitoreve të njëpasnjëshme”.

Rama iu përgjigj Bashës i cili e pyet se përse u fut në listë të mbyllur kur ka gjithë shtetin në dispozicion, ndërsa shprehet se “frika të bën keq për gjumin”.

“Eh mor Lul nuk i kupton dot ti ata që nuk i zë gjumi. Çfarë të them unë ty, ti ke lind me këmishë nate mo vëlla. Është i dashuruar gjumi me ty nuk të ndahet, kurse mua nuk më do hiç gjumi. Dua Lulin thotë, dua Lulin”, u shpreh Rama.

Pyetjes së Bashës se “ku i kanë mbetur shokët”, Rama iu përgjigj duke theksuar se “PS-ja është shtëpi e madhe ku një bie dhe mijëra ngrihen.

“Jo se nuk u përgjigja, por thjesht nuk desha të të lëndojë. Për vete je jetim fare, të ikën të gjithë. Në fakt të ikën ata, apo ike ti? Më duket se të nxorën ata nga shtëpia ty në rrugë të madhe ,tek pull, por ti e ha. Buza vesh më vesh, flokët pikë, njësoj sikur fitoje me mua dhe më thua mua ku i ke shokët. PS-ja është shtëpi e madhe ku një bie, mijëra ngrihen. Prit, prit sa do ngrihen në 11 maj. Po euroatlantikëve, atyre si do u shkojë puna thuaj. Hajde artist forca aty me euroatlantikët. Po si the? Do ju heq vizat amerikane??? Ore shiko, po kjo aleanca madhështore si të duket, më qafsh”, tha Rama.

Dhe pas kesaj serish do te vointe reagimi i Lulzim Bashes, i cili serish i drejtohet permes ritmeve te "Unikatil"-it duke e pyetur "Ku i ke shokët?"