Bisedat e Bushkës dhe Llagamit/ Nesho: Skandal ku kërkohet që të kapet drejtësia për pushtetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2025, 21:28
Përmes një interviste në Ora News, ish-diplomati Agim Nesho u shpreh se lajmi i mesazheve mes Klotida Bushkës dhe Naureda Llagamin përbëjnë një skandal të vërtetë.
Nesho: E kam lexuar lajmin që keni publikuar dhe kjo vërteton se drejtësia në vendin tonë është e kapur në çdo nivel, qysh kur kërkohet një drejtësi në shërbim të pushtetit dhe pastaj vazhdon në të gjitha nivelet e tjera. Ky është një rast skandali ku përfshihen kryetarja e komisionit të ligjeve, që ka drejtuar reformën në drejtësi.
