“Më bindi Tom Doshi si njeri i fjalës” Mile: Ne pretendojmë në Tiranë të marrin 4 mandate
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2025, 22:34
Në “Drejt” nga Luan Rama, Klementin Mile kandidat me PSD-në tha se tha se e bindi që të futej në këtë parti fakti që Tom Doshi e mban fjalën e dhënë.
Mile: U binda se PSD-ka kishte një projekt fitues dhe ishte duke u rritur. Ajo që më bindi të shkoj me PSD-në ishte reputacioni i Tam Doshit si një njeri që e mban fjalën, gjë të cilën liderat e tjerë e kanë humbur si gjë. Ky është integritet.
Në Tiranë kemi një kombinim të personave. Kemi një objektiv në Tiranë. Besoj se mund të shkojnë në 3-4 mandate.