Profili jashtë “veladonit” të priftit: 10 pyetje deputetit Toni Gogu, për “mëkatet” e tij

Banorëve të zonës Sharrë-Pezë-Ndroq-Vaqar dhe SPAK-ut, po i bëjmë të ditur, profilin jashtë “veladonit” të priftit, të deputetit Toni Gogu alias Oltion Gogu, duke e nisur me 10 pyetje për “mëkatet” në disa detyra, ku bëri karrierë shpejt, detyra ku kishte para, pasuri e gjyqe.

1. “Uratë” Toni Gogu! Pasi në vitin 1994 përfunduat studimet për jurist në Tiranë; ku keni qenë brenda e apo jashtë Shqipërisë deri në vitin 2001 plotë 7 vite; dhe me çfarë punësh jeni marrë e përse nuk e keni deklaruar në formularin e dekriminalizimit?

2. Në vitin 2001, pasi dolët nga 7 vite ilegalitet i punëve të pista, ju u emëruat Kancelar i Gjykatës së Tiranë ku qëndruat deri në vitin 2005. A keni sekserizuar, falsifikuar e zhdukur vendime gjyqësore, në favor të eksponentëve të krimit dhe grabitësve të tokave e pasurive shtetërore, a keni bërë ca vjedhje me tenderë dhe a jeni marrë në hetim për to?

3. Përse në CV-në tuaj, keni shënuar që keni qenë Drejtor i Departamentit të Kërkimit Shkencor në KLD gjatë periudhës shkurt 2004-shtator 2005, kur KLD nuk ka patur Departement Shkencor, ndërsa në atë kohë keni qenë Kancelar i Gjykatës, Tiranë?

4. A ju ka përdorur ish- Guvernatori i Bankës, Ardian Fullani, për të futur në tregun e ndërtimit, 100 miliardë lekë të vjetra- kartmonedha, që raportoheshin të asgjësuara nga banka gjatë viteve 2005-2012 kur ishe jurist; dhe përse të largoi pasi u zbulua skema e mashtrim-vjedhjes?

5. A i keni bërë ju si ish-jurist i Bankës së Shtetit, letrat false të transaksionit për vjedhjen e 30 milionë Euro në muajin qershor 2010, sipas skemës Berisha- Bode- Fullani, për gjoja shitjen e hotel “Dajtit” dhe me çfarë të shpërblyen Ardian Fullani e Sali Berisha?

6. A keni lejuar operacione transferimi e pastrimi parash të pista; krijim depozitash fiktive në banka italo-greke-ruse; përdorim ilegal të depozitave në bashkëpunim me to; dhe a keni miratuar falimente fiktive bankash, çlirim të llogarive të grupeve të krimit me bosët bankave; dhe transaksione ilegale me ish-guvernatorin Ardian Fullani e mëkate të tjera, gjatë viteve 2012-2015 kur ishit Drejtor i Përgjithshëm i Sigurimit të Depozitave?

7. A jeni përdorur  me lejen e ish ministres Etilda Gjonaj, nga eksponentë të botës së krimit e grupe mafioze, për të fshehur letër-porosi nga drejtësitë e disa shteteve në periudhën tetor 2017-shtator 2020 kur ishit zv/ministër i Drejtësisë që mbuloje Zyrën e Kodifikimit dhe komunikimin me partnerët ndërkombëtarë dhe a jeni hetuar?

8. A jeni përfshirë në falsifikime, fshehje e zhdukje vendimesh dosjesh për grabitije tokash, trojesh, marifete lejesh ndërtimi dhe në aferën e landfillit të Tiranës, gjatë perudhës 2019-2020 kur ishit Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës?

9. A jeni shpërblyer me apartamente, njësi tregtare e toka, të fshehura te të afërmit tuaj dhe me çeqe në dorë nga ndërtuesit e ata që kanë pëfituar toka me letra false?

10. A keni falsifkaur dosje tokash në njësitë administrative Pezë, Ndroq, Vaqarr me bandat “Gentian Myrtaj”, “Xhavit Çeka”; por dhe në Sauk, Farkë, Petrelë, Kamzë e toka bregdetare në Kavajë e Rrogozhinë, gjatë periudhës nëntor 2020-mars 2021 kur ishit Prefekt i Tiranës; dhe a ka lidhje bërja juaj deputet me “nderet e tokave” apo te Landfilli?

Deputeti i PS, prifti Toni Gogu alias Oltion Gogu, iu lut Zotit që në zgjedhjet e 11 majit të ishte në listën e mbyllur, por “Zeusi” Edi Rama, që i di shumë mëkate dhe e përdori e nuk ia ka më nevojën, këtë herë e futi formalisht në listën e hapur, ku ai duhet të përballet realisht me votat e “deleve të perëndisë”, të cilëve u predikon ndershmëri e drejtësi.

SPAK, duhet t’i përdorë si indicie këto pyetje konkrete dhe të hetojë deputet-priftin Toni Gogu, i cili gjatë 7 viteve aktivitet të padeklaruar, ka ndryshuar emrin që e ka patur “Oltion”.

Ndërsa ne, do vijojmë me fakte të tjera konkrete, nga punët e pista, që prifti Gogu ka bërë nëpërmjet OJF-ve të gruas e dy fëmijëve dhe transaksioneve financiare fiktive./ Marrë nga "Pamfleti"