Balliu: Vendimet në PD i merr Flamur Noka, nuk mund të pranoj padrejtësi për garën

Në “Drejt” nga Luan Rama, Alesia Balliu - Kandidate, Nisma Shqipëria Bëhet the se tashmë në Partinë Demokratike cdo gjë e drejton Flamur Noka.

Balliu: Kam një bindje të madhe që në atë parti i merr vendimet dhe bën pazaret Flamur Noka dhe këtë gjë unë e kam denoncuar. Këtë gjë e kam bërë me fakte ku duket se ai ka ndërhyrë në procesin  e primareve.

Unë kam parime për procesin dhe për garën dhe nuk mund të pranoj padrejtësi, sepse kam njerëz që me ndjekin dhe më votojnë. Nuk mund ta bëj këtë gjë.