Spahiu: PS-ja të pretendojë në mandatin e 4 me emrin e demokracisë është e pafalshme

Në “Drejt” nga Luan Rama, Ekrem Spahiu - Kandidat Djathtas për Zhvillim u shpreh se jemi në mandatin e tretë dhe PS-ja të pretendojë mandatin 4 me emrin demokraci është e pafalshme.

Spahiu: Të gjithë partive u uroj suksese! Ne nuk mund të klasifikohemi si parti e re, sepse mund të jemi partia më e vjetër në vend. Kemi përvojën e një partie që ka punuar për shtetin dhe që si synim kemi Shqipërinë të parën.

Demokracia ka pësuar një regres. Me PS-në jemi kundërshtar politikë. Nuk krahasohen deputetët dikur  me ata sot. Ka degraduar demokracia. Nuk vendosen njerëzit që kanë dije, por ata që i binden kryetarit të partisë. Ka 35 vite që janë dy parti që nuk lejojnë të hapet tregu. Jemi në mandatin e tretë dhe PS-ja të pretendojë mandatin 4 me emrin demokraci është e pafalshme.