Zjarri në Kalanë e Elbasanit! Digjet ish-shkolla “Kostandin Kristoforidhi”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2025, 21:52
Detaje të reja dalin lidhur me zjarrin me përmasa të mëdha që shpërtheu mbrëmjen e sotme në Kalanë e Elbasanit.
Burime bëjnë me dije se flakët e zjarrit kanë djegur ish-shkollën “Kostandin Kristoforidhi”, që më pas u kthye në shkollë private “Dakli” në lagjen “Kala” të Elbasanit.
Mësohet se pas orë 20:50 zjarri Elbasanit u vu në kontroll të plotë. Për fat të mirë nuk ka dëme ne ndërtesat e tjera.
Mendohet se shkak i zjarrit ka qenë ndonjë cigare e ndezur e hedhur nga kalimtarë apo nga persona përdorues të lëndëve narkotike. Ndërkohe një nga pistat kryesore ku do përqendrohen hetimet është zjarrvënia e qëllimshme.