Përfshihet nga flakët parkingu i një pallati në Tiranë/ Zarrfikëset dhe policia evakuojnë banorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2025, 19:30
Një parking është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së dielës, në një prej pallateve në rrugën “Gjik Kuqali në Tiranë.
Siç njofton policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, dhe në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e zjarrëfikëses të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë policia ka marrë masa për evakuimin e banorëve Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.