Teqja: Falja mund të bëhet në shtëpi apo punë, por shtohet shpërblimi nëse bëhet në xhami

Në “Kjo është koha” myftiu Bilal Teqja tha se falja vetëm mund të bëhet, por është më mirë të bëhet në xhami me të tjerët, pasi shpërblimi është shumë më i madh.

Teqja: Njeriu mund ta bëjë faljen edhe në shtëpi apo në punë, e ka mundësuar Zoti. Falja që bëhet me të gjithë bashkë ka më shumë vlera tek Zoti dhe ka më shumë shpërblime. Do të nisesh nga shtëpia në xhami dhe rrugës do takosh dikë dhe do të përmendësh Zotin. Çdo hap është një shpërblim për Zotin.

Do futesh në xhami dhe do të bësh një lutje e do të falënderosh Zotin. Do të takosh një vëlla mysliman. Do të falesh namazin dhe prandaj thotë Profeti që kur bashkohen zemrat pranohen ehe lutjet. Falja që bën njeriu vetëm është një shpërblim dhe ajo që bëhet me bashkësi është 27 shpërblime.