Ekstradohet nga Hollanda “ushtari” i Laert Haxhiut, mori pjesë në dy vendosje tritoli tek Bujar Turku
Është ekstraduar nga Hollanda 30-vjeçari, Kristi Bixheku, njëri nga ushtarët e, Laert Haxhiut, që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Bixheku, është personi që së bashku me Laert Haxhiun, Erisiano Abedini dhe bashpëuntorin e prokurorisë, Artan Tafani, kanë organizuar dhe vendosur një sasi tritoli në banesën e Bujar Turkut në Lushnjë.
Motivi që Laert Haxhiu dha këtë porosi ishte sepse Bujar Turku, kishte një nip që jetonte në Angli dhe Gjermani. Nipit kishte xhaxha Bujar Turkun.
Laert Haxhiu në 2022 i kishte dërguar nipit të Bujarit një dërgesë të parë prej 120 copë me canabis nga Spanja dhe ia kishte shkarkuar në Dulat.
Më pas tek dërgesa e dytë që Laerti ia dorëzoi në Gjermani, nipi i Bujarit i ngeli 30 mijë Euro borxh Laertit dhe nuk ja jepte.
Bashkëpuntori i prokurorisë, Tafani, ka treguar se Laert Haxhiu e ka porositur atë dhe Kristi Bixhekun, që të organizonin vendosjen e tritolit në banesën e Bujar Turkut.
E para herë, ka ndodhur në 1 nëntor 2022. E dyta ka ndodhur në 31 dhjetor 2022, ndërsa e treta ka ndodhur në 24 dhjetor 2023, pork y episod ende nuk është zbuluar.
Në të treja rastet është një dinamikë krimi, ku motivi kryesor i shkatërimit të pronës me ekspluziv, është pikërisht një borxh financiar prej 30 mijë euro, që nipi i Bujar Turkut, ja ka Laert Haxhiut.
Në dy rastet e para, autor i vendosjes së tritolit në këtë banesë është i penduari i SPAK, Artan Tafani, i arrestuari në Greqi, Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe Erisiano Abedini alias “Cano”.
Sipas Tafanit vetë Bujar Turku ka hyrë në komunikim me Laert Haxhiun se do i jepnin eurot, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Në të dyja rastet Kristi Bixheku ka shërbyer si shofer, që ka marë nga vendi i ngjarjes Tafanin, duke e çuar në drejtim të Tiranës.
Ndërsa në rastin e tretë ende nuk është mësuar emri i personit që kë vendosur sasinë e eksplozivit.
