Krerët e shtetit dhe të politikës përcjellin mesazhe për Hirësi Joanin, Kryepeshkopin e ri

Presidenti Bajram Begaj uroi  hirësi Joan Pelushin pasi zgjodh Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë..

Nën drejtimin e tij, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit, paqes dhe vlerave shpirtërore për besimtarët dhe për gjithë shoqërinë shqiptare,” – u shpreh Presidenti Begaj.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uron Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse: Pastë ndriçimin e Perëndisë, kthjelltësinë hyjnore, bekimin dhe urtësinë si bariu i mirë i besimtarëve ortodoksë.”

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku përcolli urimin në rrjetet sociale me rastin e zgjedhjes së Hirësisë Joan në drejtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

“Bekime në këtë mision të ri në shërbim të Kishës dhe besimtarëve ortodoksë”, u shpreh ajo.

Presidenti i partisë së Lirisë, Ilir Meta në mesazhin e tij thotë se  ‘Përrallat’ në lidhje me vendimin tim për dhënien e shtetësisë shqiptare për Anastasit, morën përgjigjen e merituar.

Patriarku Ekumenik Bartholomeu i Konstandinopojës përcolli një mesazh urimi për kreun e ri të kishës Ortodokse shqiptare

“Nxitojmë t'ju përgëzojmë nga zemra dhe në pritje të Letrave Tuaja të Nderuara Paqësore, qëndrojmë me shumë respekt dhe dashuri në Zotin, duke ju uruar një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror! I denjë,” thuhet në mesazh

Arjan Dodaj, kryeipeshkvi metropolit  i Tiranë-Durrësit, dhe Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta, përcollën urime për kreun e kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë.