Shërbimi falas për shëndetin mendor/ Psikologu në qendrat shëndetësore, ndihma për çdo pacient

Që nga dhjetori i vitit 2022, çdo pacient në Shqipëri mund të marrë shërbime psikologjike falas në të gjitha Qendrat Shëndetësore të vendit.

Ky shërbim ofrohet në 50 qendra dhe është i hapur për të gjithë qytetarët, pa dallim moshe.

Psikologu Andi Petro, në një intervistë për Ora News thotë se në punën e tij të përditshme përballet me çështje të ndryshme emocionale si ankthi dhe depresioni ndaj është e rëndësishmë konsulta pasi vetëm kështu mudn të mësojmë të menaxhojnë stresin dhe shqetësimet emocionale.

Shërbimi falas për shëndetin mendor/ Psikologu në qendrat

Shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm dhe duhet kujdes po aq sa çdo sëmundje tjetër.

Që nga dhjetori i vitit 2022, në Shqipëri në 50 qëndra shëndetësore cdo pacient që ka nevojë për shërbime psikologjike këtë shërbim mund ta marrë falas.

Andi Petro psikolog në qëndrën shëndetësore 10 thotë se ky shërbim ishte i domosdoshëm pasi ndihmon pacientët të cilët përballen me shqetësime të ndryshme emocionale, duke filluar nga ankthi e deri tek depresioni.

‘’Shëndeti mendor është nga më të rëndësishmit për vetë faktin sepse ashtu siç ne kujdesemi për shëndetin fizik ashtu të kujdesemi edhe për shëndetin mendor.

Ne orientohemi drejt problemeve të përditshmeve.

Moshat më të spikatuara kryesisht janë moshat e treta’’.

Petro thotë se ky shërbim është falas dhe pas konsultës qytetarët ndihen më mirë

''Problematikat që spikasin janë ato me ankthin dhe depresionin’’

Shërbimi është i hapur për të gjithë qytetarët, pavarësisht moshës, dhe ofron mundësi për konsultime individuale, për të ndihmuar individët të menaxhojnë stresin dhe shqetësimet emocionale që mund të kenë.