Qëlloi 3 herë për vde*je drej shokut të tij, Gjykata e Lartë miraton vendimin me 20 vite burg për Noel Dishin
Gjykata e Lartë ka miratuar dënimin me 20 vite burg për Noel Dishin i i cii në janar të vitit 2020 vrau me 3 plumba shokun e tij Vilson Tafciun ne zonën e Astirit në Tiranë.
Shkalla e tretë e gjyqësorit kishte marrë në shqyrtim një rekurs të kryer nga Dishi i cili njihej edhe me emin Noel Kolaveri dhe Miklovn Prifiti.
Ky i fundit kundërshtonte vendimin e Apelit pasi kjo e fundit ia rriti dënimin nga 16 në 20 vite.
I pandehuri Noel Dishi kishte pranuar gjykimin e shkurtuar ku dënimi prej 20 vitesh i zbret në 13 vjet e 4 muaj burg.
Në seancat e mëparshme Dishi ka treguar se pak orë para se të ndodhte vrasja, gjendej në Prokurorinë e Durrësit ku u mor në pyetje për një rrëmbim të ndodhur ndaj tij 2 vite e gjysmë më parë, por që më pas është lënë i lirë.
Pas dëshmisë është telefonuar nga shoku i tij Vilson Tafçiu dhe e kanë lënë të takohen në “Astir”.
Mes shokëve ka lindur një debat, ndërsa viktima e ka kërcënuar se do ta mbyllte në bagazh të makinës dhe do ia bënte me keq se ata që e rrëmbyen.
Në këtë moment, Dishi e ka qëlluar me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend.
Gjatë marrjes në pyetje në polici pasi u dorëzua, i riu pranoi krimin duke shprehur pendesë.
Sipas verfikimeve policore viktima Vilson Tafçiu ishte arrestuar në Francë për trafik droge në mars të vitit 2018, ku kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj dhe më pas ishte deportuar drejt vendit tonë në nëntor të vitit të 2018.
