U mbyll apo jo “TikTok”? Eksperti: Vendim i gabuar, por pa impakt. Shikojmë të njëjtën audiencë në përdorim
Mbyllja e rrjetit social “TikTok”-ut, ka marrë përmasa kombëtare aq sa edhe opozitare shqiptare u detyrua të protestojë kundër këtij vendimi, sipas saj të padrejtë dhe me prapavijë politike të qeverisë “Rama”.
Por a është e mbyllur plotësisht ky rrjet social?
Për të kuptuar më shumë mbi këtë çështje i ftuar në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës” ishte eksperti i Teknologjisë dhe Informacionit, Edmond Liçaj.
“Edhe si ekspertë dhe përdorues jemi ende të paqartë për taktikat që do të përdoren për mbylljen dhe bllokimin e këtij rrjeti. Pasi edhe neve mund të na ndihmonte për të kuptuar dhe përfituar nga një vendim i tillë.
Ka shumë dritë-hije në këtë rast, pasi edhe në datën 13 që u lajmërua nuk ndodhi mbyllja e plotë.
Por ajo që vlen të theksohet është se në këto 48 orë që është njoftuar mbyllja është vënë re përdorimi i disa aplikacioneve që sigurojnë qasjen në TikTok.
Dhe është vënë re shtimi masiv i këtyre rasteve dhe kjo tregon qasjen e këtyre aplikacioneve për ta përdorur këtë rrjet, edhe pse për mendimin tim është e gabuar mbyllja e këtyre rrjeteve sociale.
Pra, ajo që po vëmë re është se nuk po ndodh mbyllja e polotë e këtij rrjeti dhe ne po e shikojmë përdorimin, mbase me një rënie më të ulët por shikojmë të njëjtën audiencë në përdorim”, u shpreh Liçaj.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EDMOND LIÇAJN, EKSPERT IT

