Deklarimi i të ardhurave personale/ Tatimet: Kush merr 1,2 milionë në vit duhet të plotësojë DIVA-n
Qytetarët kanë afat deri më 31 mars për të dorëzuar deklaratën e të ardhurave personale, ndërsa këtë vit pragu i deklarimit është ulur nga 2 milionë në 1,2 milionë lekë në vit.
Për herë të parë, duhet të deklarohen edhe të ardhurat nga qiratë përmes platformave si Airbnb dhe Booking, çka pritet të rrisë numrin e individëve që do të raportojnë.
Qytetarët kanë edhe dy javë kohë për të dorzuar deklaratën e të ardhurave perosnale , pasi afati është në 31 Mars.
Rozana Çelmeta drejtore e procesit të Biznesit pranë Drejtorisë së përgjithshme të tatimeve në një intervistë për Ora News thotë se deklaratat vijojnë të dorëzohen.
‘’Tashmë jemi në periudhën e dorëzimit të deklaratave individuale vjetore të të ardhurave për individët. Afati i ri i ndryshuar sipas ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat’’.
Çelmeta theksoi se nje ndryshim ne deklarim është ulja e pragut te deklarimit nga 2 milionë në 1,2 milionë lekë të ardhura në vit.
‘’Pragu i totalit të të ardhurave që një individ përcakton si deklarues i DIVA-s nga 2 milionë lek të reja të ardhura që kanë burimet tashmë ky prag është 1.2 milionë lek të reja në të gjitha burimet’’.
Për herë të parë duhet të deklarohen edhe të ardhurat nga qiratë përfshirë platforma airbnb dhe booking.
Ne përfundim Çelmeta shton se pritet të shtohet edhe numri i individëve që do të raportojnë të ardhurat personale
