Protesta para Kryeministrisë, Këlliçi: Rinia kundër censurës, lajmërojini të gjithë

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, u ka bërë thirrje të rinjve që të bashkohen në protestën që do të zhvillohet sot në orën 19:00 para Kryeministrisë kundër mbylljes së “TikTok"-ut.

Këlliçi thekson se rinia është kundër censurës dhe do të protestojë për të drejtën e fjalës dhe kundër instrumentalizimit të tragjedive shoqërore për qëllime politike.

“Rinia kundër censurës!

Sot, 15 mars, në orën 19:00, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, rinia shqiptare proteston për të drejtën e fjalës, kundër censurës në rrjete sociale, kundër instrumentalizimit të tragjedive shoqërore për qëllime politike.

Kjo protestë është e të gjithëve, ashtu si fjala e lirë është e të gjithëve. Prandaj lajmërojini të gjithë! Shihemi në shesh!”, deklaron Këlliçi.