Idrizi: PDIU merr 4-5 mandate, 2 në Tiranë. Ja si do të bashkëpunojmë me Dulen
Kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, nga studioja e lajmeve në "Ora News" foli për përgatitjet e forcës që ai drejton për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Teksa u ndal te listat shumë-emërore të kandidatëve për deputetë të koalicionit opozitar, Idrizi tha se do të kandidojë në Tiranë përmes listave të hapura, pasi siç tha ai, në listën e mbyllur PDIU përfaqësohet nga Mesila Doda.
Idrizi u shpreh i bindur për dy mandate në Tiranë, ndërsa tha se në rang kombëtar PDIU do të ketë 4-5 deputetë në Kuvendin e ardhshëm.
Ndërkaq gjatë bisedës Idrizi foli për negociata të vështira mes tij dhe kryedemokratit Sali Berisha.
Po ashtu ai një koment e bëri edhe për bashkëpunimin për herë të parë mes forcës që ai drejton dhe PBDNJ-së së Vangjel Dules.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME KREUN E PDIU, SHPËTIM IDRIZI

