Hapet Tuneli i Murrizit, kryeministri Rama pritet me daulle e këngë nga qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2025, 16:50
Sot u inaugurua hapja e Tunelit të Murrizit, e cila do të shkurtojë në vetëm dy orë rrugën-Tiranë-Dibër dhe anasjelltas.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në inaugurim së bashku me ministren e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilët u pritën me daulle, këngë e valle nga qytetarët vendas.
Të rinjtë kishin veshur kostume popullore tradicionale të zonës për të festuar hapjen e tunelit dhe në të njëjtën ditë edhe Ditën e Verës.
Ministrja Belinda Balluku: I gjithi i blinduar me hekur, ndryshe nuk do të qëndronte, si një unazë hekuri. Edhe pjesët e tjera të rrugës së Arbrit janë të përfunduara.
Rama: Tani duhet bo edhe Maqellarë-Peshkopia.
Rama: Nuk besojnë ata se e kanë për zgjedhje thonë.
