Zgjedhjet e 11 majit, Kume: Listat nuk do të jenë problem për votuesit. Numërimi i votave do të ketë vonesa, pasi...

Një ditë pasi partitë politike që duan të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e mbyllura dhe të hapura të kandidatëve të tyre për deputetë, eksperti zgjedhor Kristaq Kume thekson se ajo çfarë ka ndodhur deri më tani me listat nuk është asgjë më shumë se ajo çfarë parashikon ligji zgjedhor.

“Pra ajo që ka ndodhur deri më tani është thjesht zbatim i Kodit Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit”, u shpreh Kume në një intervistë për “Ora News”.

Ish-kreu i KQZ-së, u shpreh i mendimit se listat nuk shkaktojnë konfuzion te votuesit.

“Edhe pse fleta e votimit në rastin e Tiranës do të jetë një fletë e madhe nga përmasat nuk ka gjasë të krijojë konfuzion. Sepse mënyra e votimit është shumë e thjeshtë dhe nuk pres që në 11 maj të kemi gabimet e bëra në zgjedhjet e shkuara.

Në numërimin e votave kjo mund të shkaktojë vonesa, pasi fillimisht do të numërohen votat e subjekteve politike, dhe më pas do të ndahen votat parapëlqyese të kandidatëve”, sqaroi ndër të tjera Kristaq Kume.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E ZGJEDHJEVE KRISTAL KUME