"54% e shqiptarëve kundër Ramës"/ Këlliçi: Carlo ka vendosur t’i vihet në shërbim deri në fund të burgosurit Veliaj

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi deklaron se tashmë edhe vetë medoiat pranë pushtetit e kanë të pamundur të mbrojnë keqqeverisjen e vendit nga Edi Rama.

Teksa publikon të dhënat e “Report Tv”, Këlliçi thotë se në 54% e shqiptarëve kundër Edi Ramës.

Dhe në leximin e tij, Këlliçi thotë se kjo tashmë është një hakmarrje e Carlo Bllinos, i cili siç thotë Këlliçi, ka vendosur t’i vihet në shërbim deri në fund të burgosurit Veliaj, madje edhe duke guxuar të ekspozojë kreun e organizatës, Edi Ramën.

REAGIMI I BELIND KËLLIÇIT

Hakmarrje me porosi e leçjanit Carlo Bollino!

54% e shqiptarëve kundër Edi Ramës.

Duket se konsumimi i tepërt i qeverisjes së kalbëzuar Rama 3, po jep efektin edhe në mediat e vetë pushtetit.

Në një sondazh në mediat e paguara dhe të kontrolluara nga inceneratori fantazmë i Tiranës, dilet në përfundimin se 54% e shqiptarëve janë të zhgenjyer nga veprimtaria e qeverisë së Edi Ramës!

Nuk e di nëse ky qëndrim afër të vërtetës vjen nga një zgjim i papritur dhe një përballje me realitetin e përditshëm, apo vjen thjeshtë nga një hakmarrje për Veliajn, kurbanin e radhës i cili ushqente me inceneratorët e tij të gjithë Carlot dhe leçjanët mediatikë që i shërbejnë si kamikazë!

Ndoshta përpos sulmit të koordinuar ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Carlo ka vendosur t’i vihet në shërbim deri në fund të burgosurit Veliaj, madje edhe duke guxuar të ekspozojë kreun e organizatës, Edi Ramën.

Sido që të jetë, e vërteta mund të vonojë, por herët a vonë do dalë në dritë, edhe për Carlon! Durim edhe pak.