Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit deri më 15 mars
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2025, 12:10
Pezullohet lundrimi detar në Vlorë deri në datë 15 mars.
Kapiteneria e Portit të Vlorës njofton se për shkak të motit të rënduar, me erë të fortë, pezullimi për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit vijon edhe prej datës 13 mars deri në datë 15 mars.
Kapiteneria e Portit të Vlorës konfirmon se trageti i linjës me Italinë do te vijojë normalisht itenerarin e përcaktuar.
Situata nga moti vijon me erë të fortë, ndërsa forca e detit arrin nga 6 deri 7 BF dhe lartësia e dallgëve nga 1,5 deri në 2 metra.
