Meta: Vota ime dhe e PL-së në Dibër për Shpend Ndreun
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në Facebook shkruan se, Artan Kukeli pjesë e ekipit të Partisë Së Lirisë nuk ja doli dot të regjistrohej në listën e hapur të Qarkut Dibër, por do të mbështesim me bindje të plotë kandidatin e diasporës në listën e hapur të “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Dibër, Z. Shpend Ndreu, djalin fisnik të kësaj treve patriotike.
'Meqënëse PS e ka hequr nga lista Lavdrim Gashin, kandidatin nga diaspora, themelues i FRESSH-it bashkë me mua në ditët më të errat, u bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm dibranë të votojnë Z. Shpend Ndreu, në mënyrë që të rejat dhe të rinjtë dibranë të mos largohen nga vendlindja e tyre, por që edhe ata të larguar në diasporë të kthehen në Dibër për të ndërtuar së bashku Dibrën Madhështore dhe Shqipërinë Madhështore'.
Postimi:
Meqënëse në listën e hapur të Qarkut Dibër, nuk u regjistrua dot kandidati ynë i shkëlqyër, Av. Artan Kukeli, që është pjesë e ekipit tonë dhe do të jetë pjesë edhe e qeverisjes së ardhshme pas 11 Majit, unë dhe Partia e Lirisë, do të mbështesim me bindje të plotë kandidatin e diasporës në listën e hapur të “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Dibër, Z. Shpend Ndreu, djalin fisnik të kësaj treve patriotike, pasardhësin e heroit legjendar, Elez Isufi, njeri i jashtëzakonshëm dhe me kontribute të papara për Dibrën dhe komunitetin e dashur dibran, siç kam qenë vetë dëshmitar në inagurimin e Shkollës së Mesme të Bashkuar "Ajet Ndreu" në Sllovë, të rikonstruktuar me kontribute personale prej tij.
Meqënëse PS e ka hequr nga lista Lavdrim Gashin, kandidatin nga diaspora, themelues i FRESSH-it bashkë me mua në ditët më të errat, u bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm dibranë të votojnë Z. Shpend Ndreu, në mënyrë që të rejat dhe të rinjtë dibranë të mos largohen nga vendlindja e tyre, por që edhe ata të larguar në diasporë të kthehen në Dibër për të ndërtuar së bashku Dibrën Madhështore dhe Shqipërinë Madhështore.
E gjithë Shqipëria por edhe Dibra ka nevojë të përfaqësohet nga njerëz që japin dhe jo vetëm që marrin!
