Aksident në Fier/ Motori përplaset me makinën, një i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2025, 09:25
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Libofshë.
Një motor është përplasur nga një automjet tip “ Opel”. Si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij. Policia ndodhet në vendngjarje ku dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ky aks rrugor njihet si njollë e zezë për aksidentet ku përfshihen motomjetet pasi ka patur raste të shpeshta.

