Plagosje në Kurbin, një i arrestuar, dy të shoqëruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2025, 08:29
Plagosje me Armë Zjarri në Zonën e Kurbinit! Sipas të dhënave paraprake, një konflikt i çastit ka agravuar duke përdorur armët dhe, për pasojë, është qëlluar në drejtim të një shtetasi, duke e plagosur në kofshë.
Raportohet se policia ka arritur të arrestojë një person, ndërsa po në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë. Hetimet për rastin janë duke vijuar.
Sipas burimeve paraprake një person që dyshohet të jetë efektiv policie ka mbetur i lënduar, ndërsa dy persona janë vënë në pranga.
Incidenti është regjistruar gjatë natës, ndërsa policia ende nuk ka një njoftim zyrtar ne lidhje me rastin.

