EMRI/ Aksident në Shkodër-Koplik! Automjeti përplaset me ambulancën, humb jetën shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2025, 10:12
Një aksident me vdekje është shënuar këtë paradite në rrugën Shkodër – Koplik
Një automjet është përplasur me një ambulancë në afërsi të fshatit Çezme në Koplik të Malësisë së Madhe.
Viktima është Abaz Kuka, 55 vjeç, drejtues i automjetit.
Dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjet kanë arritur të shpëtojnë duke qenë jashtë rrezikut për jetën.
