Marta Kos i dhuron Ramës fanelën “Skuadra Europë”: Kur të përfundojmë negociatat, do ngjit malin e Korabit

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka vizituar Tiranën ku i dhuroi kryeministrit Edi Rama dy fanella si simbol të angazhimit të përbashkët për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Njëra fanellë ishte e emërtuar “Skuadra Europë”, ndërsa tjetra ishte një fanellë e ekipit të njohur italian, Juventus.

Marta Kos: Ne kemi parë edhe kampionatin evropian të futbollit dhe kam mësuar sa të shpejti jeni ju dhe Bajrami, bëri edhe golin në sekondën e 23, por tani e kuptova sa të shpejte jeni ju në anëtarësimin e BE.

Futbolli luan një rol të rëndësishëm në jetën e shoqërisë shqiptare.

Dhurata ime për ju sot është simbolike për të gjithë Shqipërinë.

Aty thotë që ekipi Europë dhe duam që e gjithë Shqipëria të bëhet pjesë, ky është numri im, prandaj ju dhamë numrin 11 në ekipin tonë.

Kur ne të përfundojmë procesin e negociatave unë do ngjitem në malin më të lartë të Shqipërisë, do arrij malin e Korabit.

Edi Rama: Kur të hyjmë në BE do ju jap një kryeministër të ri dhe të freskët që të ngjitet deri në majën më të lartë. Por jam i prekur nga kjo dhe 11 është numër i shkëlqyer.