Qafoku: Rama hoqi mbështetësit e Veliajt nga Tirana, tani nis fushata!
Pak orë nga publikimi i listave zyrtare të mbyllura dhe të hapura nga partitë kryesore në vend, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, gazetari Roland Qafoku shprehet se të dy listat e publikuara nga PD-PS , kanë problematikat e tyre.
Në një lidhje skype në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Qafoku thotë se me emrat e kandidatëve në garë për deputetë tashmë nis fushata, në kuptimin e plotë të saj.
Për Qafokun, disa emra që nga PD janë future në listë të sigurtë në Tiranë, fare mirë mund të ishin në listat e hapura, pasi kanë treguar se mund të marrin vota për ta përkthyer më pas në mandate deputeti.
Sa i përket listës së PS, Qafoku theksoi se Rama ka spostuar mbështetësit e Veliajt nga Tirana, duke i vënë në qarqet e tjera të vendit.
Roland Qafoku: "Ka qenë si një ndeshje e dy strategëve për hartimin e listave. Të dyja listat kanë problemet e veta. Më shumë ka gabuar Berisha. Teknikisht Belind Këlliçi që është i sigurtë mund të shtonte vota ndaj PD, nëse do të ishte në listë të hapur pasi shton vota në Tiranë, e ka treguar këtë.
Andi Mustafaj, ishte një nga prurjet më të mira të PD kohët e fundit, vitet e fundit, duhet të ishte në listë të mbyllur, dhe të qenët në listë të hapur e ka bërë të tërhiqej nga gara.
PS, ka një rifortmaim 50-60 %, ndryshim liste. Ka disa lëvizje, psh. që Romina Kuko është në Korçë, që ka hequr mbështetësit e Veliajt, i ka hequr nga Tirana dhe duke vënë të tjerë të LSI, Endrit Braimllari në Tiranë.
Është bërë një ndërthurje që vetëm Rama e di se si do të marrë vota për partinë. Ai ankthi sikur do ndahej çmimi Oskar mori fund. Tani nis fushata me gjithë kuptimin e fjalës".


